Kërcënohet aktorja Katie Price, i kërkojnë 50 mijë pound për të mos i lënduar djalin

Aktorja Katie Price është detyruar që të anullonte shfaqjen e saj në Manchester në minutën e fundit pasi mori një kërcënim anonim se do ti vrisnin djalin nëse nuk dorzonte 50.000 pound.

Shantazhuesit gjithashtu e kërcënuan se do të publikonin detaje mbi marrëdhënien që burri i saj Kieran Hayler kishte me shoqen e saj.

Emaili dërguar në kompaninë që ajo menaxhon, kërkonte që paratë të dërgoheshin në një adresë në Romford, East London.

“Unë jam e tmerruar. Ky është një kërcënim i qartë dhe unë duhet të jem pranë me familjen time,”-ka thënë Katie për The Sun.

Nuk është hera e parë që ylli i televizioneve ka rënë pre e kërcënimeve pasi edhe për parë ka përjetuar shantazh ndaj fëmijëve të saj.

Dhe në të trija rastet ka përfshirë policinë për ti mbrojtur familjen.

Share With:
Translate »
569 Views