Historia prekëse e djalit me këpucë të reja

Jo të gjithë fëmijët në botë kanë të njëjtin fat me fëmijët e pasur. Shumë fëmijë rriten edhe pa prindër dhe jetojnë në kushte shumë të rënda, ku u mungojnë edhe gjërat elementare për të jetuar. Kjo dukuri ka ekzistuar gjithmonë dhe fatkeqësisht akoma ndodh.

Në fotografinë më poshtë ju shihni një fëmijë të tillë, pra të varfër, i cili quhet Werfel dhe është 6 vjeç. Ai është rritur në një shtëpi jetimësh në Austri. Fytyra e buzëqeshur e Werfelit shpreh një lumturi të pashoq, kur Kryqi i Kuq amerikan i dhuron një palë këpucë të reja.

Kjo fotografi është bërë nga Gerald Waller në vitin 1946 dhe është botuar në revistën “Life Magazine” dhe është përzgjedhur si ndër më të mirat, të bëra ndonjëherë.

Share With:
Translate »
553 Views