Kërkoi 200 mijë euro për të kënduar në Kosovë? Flet babai i Dua Lipës

Pak ditë para 17 shkurtit, u përfol se këngëtarja Dua Lipa kishte kërkuar një shumë marramendëse për të kënduar për ditëlindjen e Kosovës.

“Top Channel” raportoi se këngëtarja e “New rules”, kërkoi 200 mijë euro që të performonte në Prishtinë.

Por babai i Dua Lipës, Dukagjini ka thënë se kjo shumë nuk ishte e vërtetë dhe se ajo që shkruan portalet për ardhjen e Duas në Kosovë është jo e saktë.

Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial të këngëtares dhe njëkohësisht babai i saj, tha për “Koha Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por këto biseda kishin qenë jozyrtare.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, është shprehur Dukagjin Lipa.

Share With:
Translate »
869 Views