Këshilla e doktor Oz mbi shtatëzaninë e Kylie Jenner!
Kylie Jenner, e vogla e klanit Kardashian-Jenner është edhe vajza me moshën më të re shtatëzënë në këtë familje të njohur. 20-vjeçarja është në pritjen e ëmbël nga i dashuri i saj Travis Scott.
Doktori Oz, një emër i njohur në SH.B.A, i cili ka qenë pjesëmarrës në emisionin e Andy Cohen “Watch what happens live” është pyetur mbi injeksionet lipfiller të Jenner në pjesën e buzëve. Ai ka treguar se njëzet vjeçarja nuk duhet të mbushë fytyrën me injeksione gjatë kësaj periudhe.
“Fokusohu tek fëmija, jo tek lipfiller-s!”, e ka këshilluar ai Kylie-n. Në këtë periudhë Kylie nuk është ekspozuar shumë dhe është përpjekur të mbajë veshje të gjera duke fshehur barkun e saj të rrumbullakosur.