Këshilla për prindërit e mini-maturantëve: Si të zvogëloni stresin para regjistrimin në shkollë të mesme

Pas përfundimit të shkollës fillore, para fëmijëve dhe prindërve të tyre është periudhë goxha stresuese. Si ta përballoni sa më lehtë

Dëshira më e madhe e prindërve në këtë periudhë është që fëmija të arrijë sukses në provimet e fundit dhe të regjistrohet në shkollën që dëshiron. Dhe kjo është plotësisht e drejtë.

Mirëpo, mund të ndodhë që dëshirat e prindërve të jenë të kundërta me dëshirat e fëmijëve dhe kjo krijon konflikt ndërmjet tyre.

Ja disa propozime se si të zvogëloni stresin i cili është para jush:

1. Bisedoni haptas me fëmijën – pyeteni çka dhe përse mu atë e dëshiron (atë shkollë/atë fakultet);

2. Diskutoni me fëmijën – nëse dëshira e fëmijës nuk ju pëlqen, thoni haptas mendimin tuaj, arsyetojeni qëndrimin tuaj dhe pyeteni fëmijën çka mendon për atë që i thoni;

3. Gjurmoni zgjidhjet më të mira bashkërisht – bëni “listën për dhe kundër” për të gjitha zgjidhjet e mundshme;

4. Bashkë merrni vendimin – në atë mënyrë që të dy do të jeni të kënaqur dhe më me sukses do “të kaloni” nëpër këtë periudhë.

Dhe këshilla më e rëndësishme për fund: bëhuni përkrahës fëmijës tuaj në periudhën e ardhshme. Dhe mbajeni në mend, me ton të qetë arrini që fëmija t’ju dëgjojë më mirë.

Stressed-High-School-Boy

Vërejtje: Shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme shtojmë stresin tek nxënësit – fëmijët tanë, të cilët kanë presion nga ana e prindërve në mënyra të ndryshme siç janë: kërcënimet, dënimet negative,  ofendimet, krahasimet me të tjerët, dhuna fizike, etj, ku si qëllim kryesor kanë marrjen e notës  maksimale pa menduar pasojat për fëmijët e tyre.

Nuk përjashtohen as mësimdhënësit të cilët poashtu shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme shkaktojnë stres tek nxënësit. Në këtë mënyrë, fillon stresi i tepruar te nxënësit ku lind frika dhe pakënaqësia për të punuar testin.

Për ta shëruar ose larguar stresin, një fëmijë ka nevojë për qetësi, dashuri, vëmendje nga ana e prindërve, por kur është fjala për testet edhe mësimdhënësi duhet të ofrojë rrugë dhe mënyra për tejkalimin e situatës.

Share With:
Translate »
432 Views