Vrau Martin Canin, gjykata jep masen e sigurisë për Mario Përlleshin

Mario Përlleshi, i mituri i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, është lënë në burg ditën e sotme.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet Përlleshi, i cili mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur ditën e hënë, më 18 nëntor.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi  akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.

Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”.

Share With:
Translate »
37 Views