Këshilla për prindërit që çojnë nesër fëmijët në klasë të parë!

Nesër, datë 16 shtator 2019, fillon shkolla. Për të gjithë prindërit që çojnë fëmijët e tyre në klasë të parë, dritare.net ka disa këshilla, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

Gjithmonë merrni pjesë në mbledhjet me prindër

Fëmijët janë më të mirë në mësime, nëse prindërit marrin pjesë në jetën e tyre shkollore. Pjesëmarrja juaj në mbledhje, sidomos nëse fëmija shkon në kalsë të parë, është e rëndësishme. Ju njiheni me mësuesit dhe me politikat e shkollës.

Vizitoni shkollën dhe uebsajtin

Njohja e planit fizik të shkollës, se ku ndodhen zyrat kryesore, infermieria, kafeteria, palestra, këndi i lojërave etj, do t’jua bëjë më të lehtë lidhjen me fëmijën tuaj dhe komunikimin e përditshëm rreth shkollës. Në uebsajte mund të gjeni të dhëna të tjera në lidhje me programet mësimore.

Ndihmojini me detyrat e shtëpisë

Detyrat e shtëpisë janë një përforcim dhe zgjerim i njohurive të marra në klasë. Kjo i ndihmon fëmijët të praktikojnë aftësinë e studimit. Ndihma juaj si prindër është të krijoni një mjedis sa me efektiv studimi. Hapësirë pune të ndriçuar, të rehatshme dhe motivuese.

Dërgojini fëmijët në shkollë të gatshëm për të mësuar

Kur ju e nisni fëmijën në shkollë, duhet të jetë i ngrënë dhe plot energji për ditën. Nëse jeni vonë, jepini me vete fruta, ushqim të shëndetshëm dhe ujë. Gjithashtu fëmijët duhet të jenë të ngopur me gjumë që të jenë më vigjilentë.

Mësojini aftësitë organizative

Kur fëmijët janë të organizuar, ata janë më të përqendruar dhe nuk i anashkalojnë gjërat. Ju si prindër duhet të kontrolloni nëse i kanë bërë detyrat dhe t’i lini një dosje ku të vendosë të gjithë gjërat e përfunduara. Gjithashtu duhet t’i bëni dhe një “to do list”, për gjërat që duhet të bëjë brenda një dite. Askush nuk lind me aftësi organizative, ata mësohen dhe praktikohen.

Njihini me politikat disiplinore

Shkollat zakonisht i citojnë politikat disiplinore (kodi i sjelljes) në manualet e nxënësve. Fëmijët e kalsës së parë nuk janë ende të aftë të kuptojnë se çfarë do të thonë ato politika, ndaj prindërit duhet t’ua mësojnë duke ua shpjeguar me fjalë të thjeshta.

Share With:
Translate »
516 Views