Këshilla të vlefshme për një shtatzëni sa më të lehtë dhe të shëndetshme

Nëse kujdeseni mirë për veten tuaj gjatë shtatzënisë, do t’ju bëjë të ndiheni shumë të paqtë me veten tuaj dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

Për këtë arsye ne ju kemi sjellë një listë të shpejt dhe të thjesht të gjërave që duhet të bëni kur jeni në pritje të një fëmije, që të jeni të shëndetshme dhe të ndiheni sa më mirë.

Ushtrohuni rregullisht


Ushtrimi i rregullt sjell shumë të mira tek ju, ku më kryesorja ju bën të ndiheni të qetë, të butë dhe ta përjetoni sa më lehtë shtatzëninë. Kjo ju ndihmon që të jeni në formë, por edhe t’i përballoni sa më lehtë ndryshimet në trupin tuaj. Ushtrimet e rregullta ju mbrojnë nga presioni i lartë i gjakut apo dhe komplikacionet e tjera. Gjithashtu, pasi të lindni fëmijën, është më e lehtë që të ktheheni sërish në formë.
Aktivitetet më të mira janë:
Ecje
Not
Yoga
Ju mund të bëni dhe sporte të tjera nëse ato nuk janë të rrezikshme për ju.

Kontrolloni produktet e kozmetikës që përdorni


Çdo gjë që vendosni në fytyrë apo në trup mund të ndikojë tek foshnja juaj, kështu që zgjidhni produktet që janë totalisht të sigurta për ju dhe fëmijën tuaj. Duhet që produktet të jenë natyrale, më e mira do të ishte t’i zhduknit për pak kohë.

Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit


Menuja juaj duhet të bëhet më e shëndetshme kur të mbeteni shtatzënë:
Hani ushqime me fibra: perime, fruta, fasule, drithëra, oriz
Qëndroni larg mishit të papjekur mirë
Shmangni kafeinën
Shtoni 300-500 kalori në ditë teksa jeni shtatzënë

Zgjidhni pozicionin e duhur të gjumit


Të fjeturit me bark është e pamundur në këtë periudhë. Pozicioni i duhur është të flini nga njëra anë. Disa thonë që fjetja nga ana e majtë siguron rrjedhjen maksimale të gjakut dhe lëndët ushqyese në placentë, por kjo nuk është provuar shkencërisht.

Kini besim në vetvete


Shtatzënia gjithmonë shkakton shumë frikë dhe pasiguri në mendjen e një gruaje. Mos harroni: ndryshimet në trupin tuaj, janë shumë të bukura. Ju jeni totalisht e shëndetshme dhe e aftë për të bërë shumë gjëra. Shtatzënia është mëse e natyrshme dhe duhet ta shijoni në maksimum.

Share With:
Translate »
661 Views