Kështu mund të duken fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle, do të martohen më 19 maj, dhe çifti mezi po e pret këtë moment. Përveç dasmës, ajo që pritet me shumë dëshirë nga çifti por edhe nga adhuruesit e tyre është ardhja në jetë e një fëmije. Teksa mediat aludojnë për çdo gjë në lidhje me çiftin, artistja amerikane Joe Millins ka krijuar imazhet sesi mund të duken dy fëmijët e Meghan dhe Harry-t.

Millins ka studiuar për disa kohë fotot e Meghan dhe Harry-t dhe ka arritur në këtë përfundim. Teksa shohim këto imazhe sesi mund të duken fëmijët e tyre, të gjithë jemi dakort që ata janë një kopje në miniaturë e Meghan dhe Harry-t. Sesa e saktë është artistja, duhet të presim deri sa të vijnë në jetë fëmijët për t’i parë…

Share With:
Translate »
623 Views