Këta janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ankthit pas lindjes

Ankthi pas lindjes është një gjendje normale që mund të përjetoni, pasi mbi të gjitha jeta juaj ka pësuar ndryshim të madhë.

Ndonëse, ankthi është plotësisht normal gjatë kësaj periudhe, ai mund t’ju pengoj në funksionimin tuaj të përditshëm shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Simptomat e ankthit pas lindjes përfshijnë:

-Mendime ndërhyrëse;

-Shqetësim;

-Pagjumësi;

-Sjellje të shmangshme;

-Tension;

-Të vjella;

-Rrahje të çrregullta të zemrës;

-Lodhje;

-Sulm të panikut

Shkaqet e ankthit pas lindjes

Ashtu sikurse të gjitha çrregullimet e ankthit, nuk ka një shkak dhe efekt të qartë në lidhje me këtë çështje.

Hulumtimet neurologjike kanë gjetur ngjashmëri dhe ndryshime në aktivitetin e trurit mes ankthit pas lindjes dhe ankthit në popullatën e përgjithshme.

Në disa raste, stresuesit natyrorë të periudhës perinatale mund të kontribuojnë në zhvillimin e ankthit pas lindjes.Shqetësimet dhe frika rreth shëndetit të foshnjes, mirëqenies së nënës, mirëqenies së partnerit, të gjitha këto kanë potencial të rriten jashtë kontrollit.

Kur këto shqetësime bëhen të vazhdueshme dhe dërgojnë në dëmtime funksionale, ankthi pas lindjes mund të diagnostifikohet.

Në anën tjetër, edhe ndryshimet hormonale mund të kontribuojnë në zhvillimin e ankthit pas lindjes.

Gjatë shtatzënisë, nivelet e estrogjenit rriten ndjeshëm dhe bien shpejt nën nivelet e para të shtatzënisë dhe gjatë gjithë periudhës pas lindjes.

Share With:
Translate »
94 Views