“Këtë vit kuptova sa vështirë është t’i kalosh festat larg familjes”, Julka prek me dedikimin për partnerin

Krishtlindjen e kanë gjetur Julkën dhe Andy Gramm në qytetin e madh të New York. Megjithëse New York-u është një vend i lakmuar nga të gjithë, Julka nuk e ka patur të lehtë të festojë larg familjes. Ajo shkruan se vetëm tani ka arritur ta kuptojë partnerin e saj, të cilit i duhet të qëndrojë larg për festa për shkak të punës. “Këtë vit Krishtlindja na gjeti kështu…Jam shumë e lumtur që pas shumë vitesh që nuk je pranë familjes në këtë ditë, një pjesëz ta solla unë. Në këtë udhëtim kuptova se sa shumë e vështirë ështëtë jesh largnë festa që janë të thëna të kalohen pranë familjes së vogël e të madhe. Faleminderit për të gjithë sakrificat që bën për ne. Përsa më përket mua, do ta kesh zemrën time jo vetëm për Krishtlindje”, shkruan Julka në foton ku shfaqet duke u puthur me Andy-n.

Share With:
Translate »
429 Views