Këto foto na bëjnë të besojmë se Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së parë

Pas pamjeve nga ceremonia ku Barbados u shpall republika më e re në botë, fansat kanë spekuluar se Rihanna mund të jetë shtatzënë. Ylli i muzikës u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj. Shkak i spekulimeve se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky është bërë barku pak i fryrë i saj.

 

Kjo nuk është hera e parë që ylli botëror përflitet se është në pritje të ëmbël. Në vitin 2019, ajo tha: “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di.. planin e Zotit. Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëni pas kësaj intervistë” tha asokohe ajo.

Pas Met Gala 2021, shumë fansa pohuan se Rihanna po fshehte shtatzëninë. Ishte veshja shumë e gjerë në ngjyrë e zezë nga marka Balenciaga, e cila bëri që fansat e saj të besonin se Rihanna ishte në pritje të fëmijës së parë.

New republic Barbados names Rihanna national hero after removing Queen Elizabeth - The Washington Post

Rihanna në gala të takuar 2021. Ajo ka veshur një xhaketë të madhe të zezë me gëzof me një jakë gjigante një kapak kafke me bizhuteri poshtë

Share With:
Translate »
249 Views