Këto janë arsyet që ndikojnë në zhvillimin e anomalive kromozomale gjatë shtatzënisë

Anomalitë kromozomale ndodhin kur fetusi ka ose numrin e pasaktë të kromozomeve ose kromozomet kanë struktura të ndryshme.

Trupi juaj përbëhet nga qelizat.Në mesin e secilës qelizë është një bërthamë, në të cilën gjenden kromozomet.Këto kromozome janë të rëndësishme pasi përmbajnë gjene që përcaktojnë karakteristikat e juaja fizike, grupin tuaj të gjakut, madje edhe sa të ndjeshëm jeni ndaj sëmundjeve të caktuara shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Çdo qelizë në trup përmban zakonisht 23 kromozome, 46 kromozome gjithsej, dhe secila prej tyre përmban afërsisht 20 mijë deri në 25 mijë gjene.

Cilat janë anomalitë kromozomale?

Anomalitë kromozomale janë ndryshime në kromozome që mund të ndodhin gjatë zhvillimit.Ato mund të jenë unike për fetusin ose të trashëguara nga një prind.

Këto anomali ndahen në dy kategori

Numerike: I referohen faktit se ka një numër të ndryshëm të kromozomeve nga sa pritej.Në këtë grup bëjnë pjesë:

-Monosomia: një kromozom mungon në një çift.

-Trisomia: Egzistojnë tre kromozome në vend të dy.

Strukturore: Kur përbërja e kromozomit paraqet një problem, kjo njihet si një anomali strukturore.Në këtë kategori, egzistojnë disa shkaqe si: zhvendosja, duplikimi, mungesa e një pjese të kromozomit, inversioni.

Ndarja e mejozes dhe mitozes

Por, pse ndodhin anomalitë kromozomale?

Anomalitë kromozomale ndodhin për shkak të ndarjes qelizore që nuk shkon ashtu siç është planifikuar.Ndarja tipike e qelizave ndodh ose nga mitoza ose nga mejoza.

Kur një qelizë, e përbërë nga 46 kromozome, ndahet në dy qeliza kjo quhet mitozë.Qelizat e reja duhet të kenë gjithashtu 46 kromozome secila.

Trupat e njeriut përbëhen nga qelizat që janë formuar nga mitoza.Në mejozë, një qelizë gjithashtu ndahet në dy gjysma, por secila ka nga 23 kromozome.Mejoza prodhon spermatozoide dhe vezë në organet riprodhuese.

Nëse mitoza apo mejoza rezultojnë në një numër të ndryshëm të kromozomeve nga sa pritej, kjo do të konsiderohet si një çrregullim kromozomal.

Faktorët e rrezikut

Egziston një numër i lartë i anomalive kromozomale që mund të ndodhin tek gratë mbi moshën 35-vjeçare.Në anën tjetër, edhe faktorët mjedisorë mund të luajnë rol në paraqitjen e anomalive kromozomale.

Çrregullimet kromozomale

Egzistojnë disa lloje të çrregullimeve kromozomale e ato janë: sindroma DoWn, sindroma Turner, trisomia 13, trisomia 18, sindroma XYY, sindroma Cri-Du-Chat.

Share With:
Translate »
102 Views