Këto janë dy nga katër vajzat më të rëndësishme në jetën e Bietës, që rrallëherë i tregon…

Me disa foto pranë familjarëve, Bieta ka treguar se është një teze shumë e lumtur. Autorja e “Ftesë në 5” ka publikuar disa foto me mbesën e saj, Zabel duke i uruar të voglës shumë dashuri për ditëlindje.

“Sot isha motra dhe tezja e gezuar e kesaj bote ???? 2 nga 4 vajzat e jetes sime ne diten e tyre te rendesishme te vitit ????

Te mbushur me dashuri ta uron tezja rrugen e jetes! Vetem dashuria dhe zemra plot te bejne te perballosh sfidat e jetes dhe te ecesh perpara ❤️ Zemra ime Zabel ???? dhe motra ime, Bruna, qe pavaresisht shifres se qirinjve mbi torte, mbetet e vogla e Sulove ????”, ka shkruar ajo.

 

Bieta ka theksuar se mbesa dhe motra mbeten tek katërshja e vajzave më të rëndësishme në jetën e saj, ndonëse jo gjithmonë i ndan këto momente apo fraza në llogarinë në “Instagram”. Megjithatë ajo ka lënë të kuptohet se tek katërshja e vajzave më të rëndësishme, veçmas motrës dhe mbesës, është dhe mamaja e saj dhe vajza e Albanit, Joel.

Share With:
Translate »
143 Views