Këto janë katër hormonet që do të mbizotërojnë gjatë shtatzënisë suaj

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha në mënyrë që të akomodojë hapësirë për zhvillimin e një jete të re përgjatë 9-muajve të shtatzënisë.

Disa prej ndryshimeve mund të jenë të theksuara dhe njëkohësisht edhe jo të këndshme, sidomos kur përballeni me hemorroide apo kapsllëk shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

E një ndër arsyjet se pse mund të vjen deri të këto ndryshime janë kryesisht hormonet.

Gjatë shtatzënisë, gonadotropina korionike (HCG), laktogjeni placental (Hpl), estrogjeni dhe progesterone janë ndër hormonet kryesore që mbizotërojnë gjatë shtatzënisë.

Por, cili është roli i tyre?

HCG: Një hormon i prodhuar nga placenta dhe ndihmon në përgaditjen dhe mbështetjen e trupit tuaj për transplantim dhe shtatzënisë. Ai zvogëlohet gjatë tremujorit të parë dhe mund të jetë indikatori që shkakton të vjellat në tremujorin e parë.

HPL: Një hormone i prodhuar nga placenta.Hpl gjithashtu stimulon rritjen e gjëndrës së qumështit në gjinjtë tuaj.

Estrogjeni: Një hormone i prodhuar në sasi të rritura në placentë për të ndihmuar në mbështetjen e shtatzënisë suaj.

Progesteroni: Një hormon që rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë dhe ndihmon në implantim. Kontribuon në lirimin e nyjeve tuaja në mënyrë që trupi juaj të akomodojë mitrën tuaj për rritjen e foshnjes.

Share With:
Translate »
209 Views