Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas lindjes!

Kjo verë që shkoi ishte vera e bebeve. Shumë të vajza të famshme u bënë nëna dhe të tjera janë në pritje të ëmbël. Dhe dihet që pas pritjes së ëmbël pak e pëson edhe trupi. Nuk ndodh shpesh që vajzat e famshme ta tregojnë trupin pas lindjes sepse e kanë pak siklet transformimin. Por ka nga ato që nuk kanë komplekse fare dhe ndajnë në rrjete sociale format e tyre trupore pas shtatzënisë.

E fundit që e bëri këtë ishte aktorja, Olta Gixhari, që tregoi pa pikë sikleti trupin fiks siç e kishte 9 ditë pas lindjes. Aktorja kishte shtuar kile dhe lindja e Amarit e la me pak bark, por ama dukej yll.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Aktorja, Jonida Vokshi na e tregoi barkun disa ditë pas lindjes. Ajo u shfaq më në formë se kurrë. Nuk kishte bark dhe as kile të tepërta.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Edhe këngëtarja, Olta Boka u shfaq në publik pak javë pasi lindi dhe dukej mëse në formë. Megjithëse i dukej pak fare barku që kishte mbetur nga shtatzënia, apo prapë dukej superyll.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Por nuk janë vetëm vajzat e famshme shqiptare që guxojnë ta tregojnë trupin siç e kanë.

Katy Parry së fundmi solli në jetë vajzën e saj Daisy. Disa ditë pas lindjes, Katy ndau një foto pa pikë kompleksi për t’u treguar ndjekësve sesi dukej barku i saj.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Modelja dhe moderatorja, Ashley Graham në janar të këtij viti lindi Isaac-un. Edhe ajo ndau me ndjekësit një foto të barkut pas lindjes, shkruan dritare.net

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Në vitin 2018, modelja, Chrissy Teigen (e cila kohët e fundit njoftoi se është shtatzënë për herë të tretë) solli në jetë djalin e dytë, Miles.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas
Edhe reperja e famshme, Cardi B nuk hezitoi fare ta tregojë barkun pas lindjes së Kulture.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Influencuesja e bukurisë, Sadia Slayy lindi djalin, Aydin, vitin e kaluar. Nëntë muaj pas lindjes së tij, ajo vendosi të ndajë një foto të paedituar të barkut dhe ja si dukej!

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Në vitin 2017-të, Pink solli në jetë Jameson dhe ajo shtoi në peshë, por barku nuk iu hoq për disa muaj.

Këto nëna të famshme e tregojnë me krenari trupin pas

Sido që të duket trupi juaj nëna, ju jeni yje sepse po sillni në jetë engjëj të vegjël dhe kur mrekulli të tilla prekin tokën, s’ka vend as për siklet e kompleks./K.C/dritare.net

Share With:
Translate »
496 Views