Kevin Hart ndërron pelenën e bebit për herë të parë

Muajin e kaluar aktori i komendisë Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko u bënë prindër të një djali. 38-vjeçari i cili ka edhe dy fëmijë të mitur nga martesa e kaluar është shprehur në disa postime në SnapChat se për herë të parë u detyrua të ndërrojë pelenën e të porsalindurit. Ndërkohë që bashkëshortja e tij nuk ndodhej në shtëpi ai u përball me këtë sfidë krejt i vetëm dhe të gjithë procesin e ndërrimit të pelenës e dokumentoi në rrjetin social. “Ja dola”-shkruan aktori në një nga viedot e tij ku ka treguar me humor se gjithmonë nxirrte justifikime kur bashkëshortja i kërkonte ta ndihmonte me këtë punë. “Isha gjithmonë vërdallë i pranishëm si një dëshmitar por kur vinte momenti i ndërrimit të pelenave dhe më kërkohej ndihmë largohesha nga dhoma dhe thoja se isha i zënë”-shtoi babi Kevin krenar që ja doli në këtë sfidë.

Share With:
Translate »
781 Views