Qeni dhe 4-vjeçari vuajnë nga i njëjti problem, kjo i bën të pandashëm

Njihuni me 4-vjeçarin Jason dhe qenushin e tij gjashtë muajsh, Luca. Jason ka lindur me palsë celebrale dhe e ka të pamundur që të ecë pa ndihmën e një mbikëqyrësi.

Ndërkohë Luca ka lindur me një deformim të rrallë, nga e cila nuk mund të ecë dhe nuk do arrijë kurrë. Të dy u njohën pasi nëna e vogëlushit bëri një vizitë në shtëpinë e kafshëve dhe vuri re këtë qen.

“Sapo iknim, sytë tanë u fiksuan diku dhe e kuptova që do bëhej miku më i mirë i Jason,” – tha nëna e tij për Fox News.

Që prej takimit të tyre të parë, ata u bënë të pandashëm. Edhe pse Jason nuk mund të flasë, buzëqeshja dhe mimikat e tij tregojnë gjithçka. Babai i vogëlushit ka nisur ndërtimin e një karrige me rrota për qenin, i cili momentalisht përdor një prej pajisjeve të vjetra të 4-vjeçarit.

 

Share With:
Translate »
505 Views