Khloe dhe vogëlushja e saj, vetëm për vetëm

Khloe Kardashian, e cila është përfolur shumë kohët e fundit për shkak të tradhtisë që i bëri partneri i saj, ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” me vajzën e saj.

Nënë e bijë duken të mrekullueshme teksa Khloe ka përdorur një filtër të rrjetit social, një lule të verdhë duke e bërë foton edhe më të këndshme.

Sakaq, pjesë e këtij postimi apo edhe postimeve të tjera të Khloes kohët e fundi, nuk është Tristani, babai i vogëlushes duke theksuar edhe më tej zërat se çifti tashmë është ndarë.

Më parë ata u përfolën se mund të vazhdonin lidhjen me pretendimet se Khloe ka falur për tradhtinë që i bëri në momentin më delikat të jetës së saj, në periudhën e shtatzënisë.

Share With:
Translate »
527 Views