Khloe Kardashian dedikim emocionues për mamanë e saj: Ti je një mbretëreshë që rrite mini mbretëresha

Khloe Kardashian është një prej motrave shumë të famshme me të njëjtin mbiemër, që prej shfaqjes së saj të parë televizive në ‘Keeping up with Kardashians’. Një figurë publike e shumë komentuar, ashtu siç ndodh me gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.
Së fundmi Khloe ka publikuar në ‘Instagram’, një foto me nënën e saj, Kris Jenner.
“Ti je një mbretëreshë që ka rritur disa mini mbretëresha që përpiqen të jenë aq të forta dhe të shkëlqyera, sa ti je! Do të dua çdo ditë e më shumë deri në fund”, ka shkruar vajza e saj në një foto me të.
Ndoshta Khloe nuk mund t’i blejë një ‘Ferrari’, ashtu siç bëri Kylie, por mund t’i dhurojë emocione kaq të bukura vetëm me një urim.

Share With:
Translate »
547 Views