Khloe Kardashian mund të jetë shtatzënë për herë të dytë dhe kjo foto “i zbuloi” të gjitha!

Ndjekësit janë të bindur se ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe, po pret fëmijën e saj të dytë.

Shkak për këtë është bërë foto e fundit e Khloe-s e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjerë buzë detit.

36-vjeçares i duket qartë barku i rrumbullakosur, mirëpo nuk e dimë nëse brenda ka një bebush, apo është thjesht poziconi në foto që e bën të duket shtatzënë.

Fansat s’kanë pritur duke i komentuar menjëherë për pritjen e ëmbël, ndërsa babai i foshnjës mendohet të jetë Tristan Thompson.

Kjo pasi lart e poshtë kanë qarkulluar lajme se çifti e ka lënë pas të shkuarën dhe po përpiqen t’ia nisin nga e para.

Vajza e tyre True duhet të jetë tepër e lumtur të bëhet me një motër apo vëlla, por fillimisht këto lajme mbeten për t’u konfirmuar!

Khloe ende s’ka thënë asgjë lidhur me shtatzëninë e saj dhe po ashtu edhe Tristan!

View this post on Instagram

Happy Labor Day

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Share With:
Translate »
421 Views