Khloe Kardashian ndryshon ligjërisht emrin e djalit të saj

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson kanë ndryshuar ligjërisht emrin e djalit të tyre.

Dokumentet e sigurura nga “PEOPLE” tregojnë se bashkëthemeluesja “Good American”, së pari vendosi emrin e djalit të saj Tatum si “Baby Kardashian” në certifikatën e tij të lindjes, pasi ajo nuk kishte vendosur ende për një emërtim në atë kohë, por tani të dy e ndryshuan emrin e tij.

Të enjten, një gjykatës i Los Anxhelesit autorizoi ndryshimin e emrit të 13-muajshit tashmë, duke e quajtur zyrtarisht Tatum Thompson. Sipas ligjit të Kalifornisë, prindërit e rinj kanë mundësinë t’i japin fëmijës së tyre mbiemrin e babait, mbiemrin e nënës ose një kombinim të të dyjave, me çdo gjë që prindi zgjedh të jetë e përhershme derisa një urdhër gjykate të thotë ndryshe.

Kardashian zbuloi vitin e kaluar se kishte sjellë në jetë fëmijën e saj përmes një surrogate. Emri i Tatum u zbulua në sezonin e tretë të “The Kardashians” në maj, dhe më vonë ajo foli për problemet e saj në lidhjen me fëmijën e saj pas surrogacisë në shfaqje.

Kris Jenner i kërkoi Khloe që ajo të jetë më e butë me veten.

Do të doja të mos isha kaq kritike ndaj vetes,” rrëfeu Khloe në një moment, “sepse jam shumë e sjellshme me të gjithë të tjerët, thjesht nuk jam shumë e sjellshme me veten time. Por të jesh nënë është me të vërtetë një nga, thjesht përvojat më magjike ndonjëherë.”

Foto nga Google

Share With:
Translate »
50 Views