Khloe Kardashian shpërthen kundër të ëmës: Pse e tradhtove babanë tonë?

Modelja amerikane, Khloe Kardashian nuk ia ka falur të ëmës tradhtinë ndaj babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, e këtë ia tregoi së fundi publikisht.

Kris dhe Robert Kardashian u divorcuan në vitin 1991 pasi  ajo vetë pranoi se kishte pasur një lidhje me futbollistin Todd Ëaterman në vitin 1989.

“Mendoj se të qenit vërtet e re dhe budallaqe është diçka që ndikon, sepse nuk i kupton vërtet pasojat e veprimeve të tua,” tha ajo në serinë e “Kardashians”.

“Por çfarë nuk po bënte babai im që të bëri të kërkoje diku tjetër?” e pyet sërish Khloé.

“Mendoj se rashë në një situatë ku mendova se bari ishte më i gjelbër nga ana tjetër e gardhit…”, tha Kris e cila e pranoi dhe vetë se tradhtia ndaj ish-bashkëshortit tashmë të ndjerë, është pendesa më e madhe e jetës së saj.

Khloe Kardashian shpërthen kundër të ëmës: Pse e

Share With:
Translate »
53 Views