Khloe Kardashian zbulon si është ndjerë kur ka parë Tristan në ditëlindjen e vajzës: Nuk ishte e lehtë

Ndarja e Khloe dhe Tristan Thompson ishte ende e freskët në momentin kur basketbollisti u shfaq në ditëlindjen e vajzës së tyre, True. Miliarderja ka pranuar se nuk ishte aspak e lehtë për të që ta shikonte. Ditëlindja e vajzës ishte në muajin prill, ndërkohë që kishte vetëm pak muaj nga skandali i tradhëtisë. E ftuar në një emision radiofonik Kardashian rrëfeu se ishte gjithçka shumë e veshtirë, megjithatë ajo është përpjekur të bëjë më të mirën për vajzën e tyre. Khloe shtoi se të gjithë gabojnë dhe mësojnë prej gabimeve të tyre. Në fund të intervistës 35-vjeçarja tha se ky ishte një kapitull i mbyllur tashmë dhe se dëshiron të ecë para.

Share With:
Translate »
356 Views