Kiara në ‘hall’ pasi Luna filloi çerdhen dhe kërkon këshilla nga mamatë
Moderatorja Kiara Tito po përballet me një nga sfidat më të zakonshme, por edhe më të vështira për çdo prind.
Vajza e saj dhe e Luizit, Luna Mari, sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm duke filluar çerdhen, një moment ky që sjell gëzim, por edhe shumë shqetësime për shëndetin e të voglës.

Përmes një postimi të ëmbël në rrjetet sociale, Kiara ka ndarë një foto të vajzës së saj në ambientet e çerdhes. Megjithatë, përtej buzëqeshjes së Lunës, moderatorja ka shprehur hapur një “hall” që po e mundon në këtë fillim të ri.
Në imazhin nga postimi i saj në Instastory, Kiara u është drejtuar ndjekëseve të saj mami për të marrë disa këshilla dhe eksperienca prej tyre.
“Kemi filluar çerdhen dhe jam kurioze të di nga mamatë e tjera: sa kohë ju deshi femijëve të përshtateshin me virozat e para? Kur filluan të sëmureshin më rrallë?”, ka shkruar ajo, duke treguar se periudha e pashmangshme e virozave të para në çerdhe ka nisur ta shqetësojë.

Ndryshe Kiara ndan herë pas here momente të veçanta me vajzën e saj, Luna Mari.