Kiara: Nuk e kisha menduar se brenda 1 viti do dashurohesha, do martohesha e do njihja babain e fëmijës tim

Për Kiara Titon 2023-shi ka qenë viti më i rëndësishëm i jetës. Ajo njohu Luizin, u martua dhe tani po pret të bëhet edhe nënë. Përmes një postimi, Kiara është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë që brenda një viti do arrinte të realizonte ëndrrat e saj dhe i ka dhënë një mesazh fansave të mos e humbin kurrë shpresën.

“Viti më i rëndësishëm i jetës sime. Viti qe po leme pas, ka qene per mua viti me sfidues por qe me solli ndryshimet me te medha ne jete, ka qene nje kalvar emocionesh. Nuk e kisha menduar kurre qe brenda nje viti te dashurohesha, te martohesha, te njihja njeriun e jetes dhe babain e femijes dhe te ndihesha vajza me e plotesuar ne bote, njesoj sic e kisha imagjinuar neper endrra. Ja qe endrrat behen realitet dhe ka nje drit atje lart per kedo qe fantazon dhe beson. Ky mund te jet viti jot, keshtu qe kurr mos i humb shpresat. Shihemi shume shpejt ne projekte te reja. Ju Dua!”, shkruan Kiara.

Share With:
Translate »
81 Views