Veliaj ‘zhvesh’ kostumin e politikanit, zbulon për herë të parë përse vendosi ta quajë djalin Kajan
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanit ndërsa në Esencë në Report Tv foli edhe për djaline tij të vogël.
Veliaj shpjegon për herë të parë kuptimin e emrit të djalit të tij dhe se si vendosi që ta quajë atë Kajan.
“Djali im quhet Kajan. Kajan është emri i Kajo Karafilit, është një mal në Belsh që quhet Kajan. Nuk është arsyeja e vërtetë. Ne kishim një shok shumë të mirë të ngushtë, që nuk jeton më, Gjegji Filipi. I cili pata se të ndërronte jetë shërbente si drejtues i INSTAT.
Përveçse të merrej me GDP, paga, inflacionin, kishte bërë edh enjë projekt të lezetshëm që quhet reja e emrave, kishte renditur emrat nga më të përdorurit, emri që ishte në zhdukje ishte emri Kajan. Ishin 7 burra të gjithë mbi 80 vjeç, emrat e fundit ishin vënë gjatë luftës së dytë botërore. Nisi si një risi për të mbajtur një emër shqiptar që do zhdukej.
Kështu nisi si një lojë me aplikacionin që kishte bërë Gjergji, reja e emrave. Kajan thotë kam emër Partizani, është 5 vjeç. I bukur si mami, i lëvizur si babi, në sensin që është shumë i lëvizur. Për momentin do që të bëhet polic dhe shofer. E marr ndonjëherë me vete. Kur dal të shtunë e të dielë në punë”, tha Veliaj.