Kiara shfaqet shtatzënë rrugëve të Tiranës?
Ish-banorja e “BBV2”, Kiara Tito, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak të marrëdhënies që krijoi brenda shtëpisë me Luiz Ejllin.
Ditët e fundit ajo ka publikuar disa foto nga Tirana
Pak minuta pas postimit ndjekësit menjëherë komentuan në foto duke vënë në pah barkun e fryrë të moderatores.
Kiara ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë mbi këtë çështje, por kujtojmë që një burim i afërt me të pohoi që ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.