Kida prek me dedikimin e saj, kujton gjyshen e ndjerë me foton e rrallë nga fëmijëria

1 vit më parë Kida humbi gjyshen e saj, me të cilën kishte një lidhje shumë të ngushtë. Pavarësisht se ka kaluar 1 vit nga koha kur ajo u nda nga jeta, duket se dhimbja për Kidën nuk ka kaluar. Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të realizuar shumë kohë më parë, kur ajo ka qenë një vogëlushe. Në foto Kida shihet shumë e lumtur pranë gjyshes së saj të ndjerë, me të cilën duket se ka pasur dhe një lloj ngjashmërie në tipare. Përkrah këtij kujtimi kaq të bukur Kida ka shkruar: “Të mendoj për ty është e lehtë, e bëj çdo ditë. Mungesa jote është dhimbje në zemër që nuk ka për t’u larguar kurrë! 1 vit pa ty engjëlli im. Do të të duam përgjithmonë”.

Këngëtarja ka rrëfyer shpesh në intervista se gjyshja ka qenë njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, pasi ajo e ka rritur dhe i është gjendur pranë në çdo moment.

Share With:
Translate »
449 Views