Shkollës së rikonstruktuar 5 vjet më parë i vihet dryni

Një tjetër shkolle i vendoset dryni. “Ilia Kici” në Bestrove të Vlorë nuk ka hapur dyert për këtë vit të ri arsimor dhe shkak është bërë numri i ulët i nxënësve.

Shkolla është rikonstruktuar 5 vite më parë, por tashmë fëmijët e 5 fshatrve shkojnë vetëm në shkollën e Krekovës, e cila numëron 36 nxënës.

Prindërit kërkojnë që shkolla të mos mbyllet, pasi nuk mund të përballojnë koston financiare të transportit për të derguar fëmijët në Vlorë.

Problematikë tjetër për këto fshatra mbeten rrugët e amortizuara, që sipas banorëve për vite të tëra nuk janë bërë ndërhyrje.

“Në fshatin Bunavi kërkohet të rregullohet rruga kryesore, në 30 vjet demokraci nuk është bërë asgjë.Shkollë, kopësht, çerdhe jo”.

Kjo ka detyruar nxënësit që të braktisin mësimin, pasi u duhej të përshkonin disa km në këmbë, për të shkuar në shkollë.

Share With:
Translate »
338 Views