Kim Jong-un zbulon për herë të parë vajzën e tij

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj.

Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të vendit të premten.

Ata qëndruan dorë për dore gjatë testit, po ashtu shfaqen ndërsa bisedojnë me zyrtarët, inspektojnë raketat dhe shikojnë lëshimin e tyre.

Share With:
Translate »
70 Views