Kim Kardashian dhe Kanye West shijojnë një piknik të këndshëm me fëmijët, në fermën e tyre në fshat

Sa më shumë që ajo mësohet me idenë e jetës së fermës, aq më shumë i përshtatet asaj.

Kim Kardashian publikoi një tjetër fotografi nga Wyomingu në rrjetet sociale të martën, duke treguar veten me burrin e saj dhe katër fëmijët e tyre, teksa pozojnë në një mjedis natyror idilik.

38-vjeçarja kishte vënë në kokë një kapele gri, teksa mbante në prehër vajzën e saj një vjeçare Chicago.

Ata janë ulur në një tryezë pikniku me babin krenar, Kanye West duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe shijuar një piknik të mirë së bashku.

Kim dhe burri i saj Kanye, 42 vjeç, blenë një fermë prej 14 milionë dollarësh në Wyoming në fillim të këtij viti, në mënyrë që familja e tyre në rritje të kishte pak më shumë hapësirë.

Dyshja më parë kishin e vizitonin këtë shtet për t’u larguar pak nga jeta e ngarkuar e Los Angelesit, teksa më pas filluan të kërkojnë blerjen e pronave atje.

“Ne e duam Wyoming, gjithmonë ka qenë një vend kaq i mahnitshëm”, tha Kim Kardashian në emisionin e JImmy Fallon, në intervistën e saj të fundit.

“Burri im sapo bleu një fermë atje, dhe ëndrra dhe vizioni i tij është të transferohen atje”, kishte treguar më tutje ajo. 

Share With:
Translate »
481 Views