Kim Kardashian ka një përgjigje për bebushin e katërt

Kim Kardashian së fundmi ka mirëpritur në jetën e saj, fëmijën e tretë. Pas një vajze dhe një djali, Kim është bërë sërish nënë e një vajze emri i së cilës, është Chicago West.

Vajza e dytë e Kim erdhi në jetë nga një nënë surrogate, pasi Kim rrezikonte jetën nëse mbetej sërish shtatzënë. Gjithsesi pas lindjes së Chicago-s, filluan të qarkullojnë zërat se Kim do të bëhet sërish nënë me të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtën nënë zëvendësuese.

Sipas Us Weekly, Kim ka mbetur mjaft e kënaqur nga nëna surrogate, dhe duke qenë se dëshiron një familje të madhe, kërkon një fëmijë të katërt. Për këto lajme Kim ka reagur në Twitter si Donald Trump duke shkruar “Lajme të rreme”.

E kuptuat? Vetëm familja Kardashian mund të dijë planet e Kim.

Share With:
Translate »
663 Views