Kim Kardashian, mami për herë të tretë?

Kim Kardashian dhe Kanye West po presin fëmijën e tyre të tretë. Një burim i afërt për People Magazinë ka thënë se në familje do shtohet anëtari i pestë.

“Kim ka qenë duke kërkuar për një nënë surrogate për muaj derisa gjeti kandidaten e përsosur. Duke marrë parasysh problemet shëndetësore që pati në të kaluarën, Kim ndjeu nevojën që të kërkonte një femër të shëndetshme që do sillte në jetë fëmijën e saj të tretë.”

Kim and Kanye janë martuar në 2014 dhe gëzojnë dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjec. Nuk është akoma e konfirmuar nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Share With:
Translate »
790 Views