Kim Kardashian vijon traditën, feston 37 vjetorin në Disneyland
Kim Kardashian vijon traditën vjetore për të shkuar në Disneyland në ditëlindjen e saj.
Dhe këtë vit nuk ishte ndryshe, ylli televizioneve ka festuar 37 vjetorin në Disneyland së bashku me dy fëmijët North dhe Saint, si edhe me motrën Kourtney, e cila gjithashtu ishte me fëmijët e saj Mason, Penelope dhe Reign.
Kim ishte e veshur me pantallona të shkurtra të përshtatshme për biçikleta si edhe me një bluzë sportive meshkujsh.
Në qafë mbante një varëse të dizajnuar nga këngëtari, njëherazi edhe bashkëshorti i saj Kany West.
Ajo ka dokumentuar udhëtimin e familjes në fotot e njëpasnjëshme të postuara në Instagram, ku një nga fotot që ra në sy ishte një foto në grup, ku të gjithë kishin pozuar me “Të bukurën dhe Bishën”, nga “The Beauty and Beast”, raportohet nga Dailymail.