Roza Lati vë në lojë të ëmën, ajo e shan live (VIDEO)

Të dyja dallohen për humorin që kanë dhe moderatorja Roza Lati është me fat që ka një nënë gazmore si Rita.

Mbrëmjen e djeshme ato kishin dalë bashkë për të darkuar dhe si gjithmonë nuk kanë munguar fotot në “Instagram”.

Roza madje e ka vënë në lojë mami Ritën, e cila po priste që e bija t’i bënte foto. Por 29 vjeçarja nuk i le shakatë as me mamanë dhe i bën një video.

Pasi Rita e mëson këtë, nuk ia kursen një sharje e cila Rozës i shkakton të qeshura pa fund.

“Mamin ku ta kesh”!

Në një video të dytë Rita informohet nga e bija se ka plot 4 mijë ndjekës në “Instagram”, dhe e dini se çfarë thotë ajo:

“Imagjino sikur ta kisha hapur Instagramin më parë. Hajde të flisje ti me mua”./IS/

Share With:
Translate »
779 Views