Kim Kardashin përdor vajzën për t’i bërë foto zhveshur
Në rrjetet sociale ka nisur debati pas një fotografie të publikuar nga Kim Kardashian. Në Instagram, Kim publikoi një foto ku shfaqej topless, të cilën e kishte shkrepur vajza e saj 4-vjeçare, North.
Por, ndjekësit e saj në rrjetet sociale nisën kritikat, të cilët e fajësonin se kishte përdorur vajzën e mitur për t’i bërë një foto provokative.
Kim shfaqej në fotografi duke hequr sutjenat, gjë që në fakt e ka bërë dhe herë të tjera. Por, kësaj radhe ky veprim nuk është pritur mirë sepse ka përdorur vajzën 4-vjeçare.