Kim “kryqëzohet” për buzët e kuqe të vajzës, por nuk ka faj

Nënat kanë kritikuar blogeren Kim Kardashian që lejoi vajzën e saj North që të përdorë buzëkuq për Krishtlindje. Por nuk ishte ideja e saj!

Dy ditë pas festës së Krishtlindjeve, Kim Kardashian ka publikuar fotografitë nga festa me Kanye Ëest dhe tre fëmijët e tyre North, Saint dhe Chicago. Një detaj në buzët e 5-vjeçares ka zemëruar shumë nënat që ndjekin Kim.

“Përse North duket aq e vjetër? Lejoje të jetë fëmijë. Hiqja atë buzëkuq. Kjo është e pabesueshme”, shkruajti një fanse në fotografi.

Pati shumë spekulime se 33-vjeçarja e bëri këtë që të promovonte linjën e re të produkteve kozmetike, por në fakt nuk është e vërtetë. Kim ka sqaruar se North dëshironte vetë të lyhej dhe e zgjodhi buzëkuqin.

Blogerja e lejoi pasi të gjithë vajzat e vogla pëlqejnë të luajnë me gjërat e mamit, përfshirë grimin dhe rrobat.

View this post on Instagram

Merry Christmas 🎄

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Share With:
Translate »
646 Views