Kim rrëfen mes lotësh ngjarjen tmerruese: Mendoja se motra do më gjente të vdekur…

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ishte e ftuar në emisionin “My next guess needs no introduction”, me David Letterman. Ajo rrëfeu se si katër vite më parë ishte frikësuar për vdekje nga disa hajdutë, të cilët i kishin marrë sendet me vlerë.

Kim tha se ndodhej në një hotel në Paris së bashku me motrën, Kourtney. Një natë, ajo ishte larguar nga hoteli së bashku me truprojën, duke e lënë Kimin të vetme. Në orën 3 të mëngjesit ajo kishte dëgjuar zhurma nëpër shkallë dhe disa njerëz i ishin afruar dhomës së saj.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians rrëfeu mes lotësh se hajdutët e kishin lidhur me pranga te krevati dhe i kishin vendosur shirit ngjitës në gojë e në sy, aq sa kishte menduar se do të vdiste.

“Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj – nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë – dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy.

Mendoja vetëm për Kourtney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”, tha Kim./ “Iconstyle”

Share With:
Translate »
380 Views