Kini kujdes kur jeni në plazh me fëmijët, djemtë janë më të rrezikuar ndaj…

Djemtë janë më të rrezikuar ndaj mbytjes sesa vajzat. Fëmijët nën dy vjeç rrezikojnë më shumë të mbyten në vaskë sesa në pishinë. Ekspertët thonë se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje fëmijës gjatë larjes. Fëmijët parashkollorë kanë rrezik më të lartë për t’u mbytur në pishina. Ata janë kureshtarë, por nuk janë mjaft të vetëdijshëm për rrezikun. Fëmijët nën moshën pesë vjeç shpesh kanë qasje të pambikëqyrur në ujë, gjë që mund të çojë në fatkeqësi. Fëmijët me autizëm kanë një rrezik më të lartë për t’u mbytur dhe sipas disa hulumtimeve, madje tri herë më të lartë. Një fëmijë që është duke u mbytur nuk do të bërtasë. Prandaj, kushtojini vëmendje të veçantë.

Përpara se ta regjistroni vogëlushin tuaj në klasa noti, është e rëndësishme të kuptoni se klasat e notit për foshnjat dhe të vegjlit nuk janë krijuar për t’i mësuar të vegjlit se si të notojnë vetë. Ato janë krijuar që fëmijët dhe prindërit të mund të argëtohen së bashku, të sigurtë, në ujë. Thënë kështu, ka pasur disa studime që mbështesin përfitimet e klasave të notit për të vegjlit, disa madje sugjerojnë se kur një fëmijë i vogël shkon atje me prindin, rreziku për të pasur një aksident me mbytje mund të reduktohet. Është padyshim një rast bindës për të regjistruar fëmijën tuaj sa më shpejt në një klasë noti.

Share With:
Translate »
46 Views