“Kisha frikë se nuk do arrija ta shikoja”, Vesa Luma prek me imazhin emocionues të nënës së saj

Pas 2 vitesh të gjata pritje, të mbushura me shumë mall, Vesa Luma mbërriti më në fund në Shqipëri. Ajo u nis në një udhëtim prej 31 orësh së bashku me djalin, Lianin, nga Zelanda e Re drejt Tiranës.

Këngëtarja ndau me ndjekëist detaje gjatë udhëtimit dhe tregoi se gjatë 12 orëshit të parë të udhëtimit hidratoi lëkurën bashkë me Lianin për t’u relaksuar dhe për të marrë me qetësi rrugën e gjatë. Ajo publikoi dhe një foto të Lianit dhe tregoi se i vogli e përballoi udhëtimin në formën më të mirë të mundshme.

Me mbërritjen në Tiranë, këngëtarja vizitoi menjëherëë vjehrrën e saj dhe të afërmit e Big Bastës. Ndërsa ditët e fundit ajo është bashkuar me njerëzit e saj të shtrenjtë dhe ka ndarrë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese. Ajo ka postuar një foto të nënës së saj, e cila shihet me Lianin dhe nipin e mbesën e Vesës. Këngëtarja shprehet se kishte frikë se nuk do e arrinte këtë moment pas mungesës së saj prej 2 vitesh.

Pamja të cilën e kam ëndërruar gati 2 vjet nga frika se s’do ta kem mundësinë me e pa. Faleminderit Zot. Gjyshja me nipat e mbesën bashkë“, shkruan Vesa e prekur. /iconstyle.al

Share With:
Translate »
164 Views