Kıvanç Tatlıtug reagon pas zërave se po bëhet baba për herë të dytë
Sipas lajmeve që qarkulluan me shpejtësi në mediat turke, u pretendua se çifti i njohur, të cilët jetën e tyre private preferojnë ta mbajnë gjithmonë larg syrit të publikut, po përgatiteshin të bëheshin prindër për herë të dytë.
Aludimet shkuan deri aty sa u raportua se Başak Dizer ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se këtë herë po priste një vajzë. Ky lajm do ta bënte djalin e tyre të parë, Kurt Efe me një motër më të vogël.
Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Francë në vitin 2016. Që prej asaj kohe, ata konsiderohen si një nga çiftet më jetëgjatë dhe më të konsoliduar të ekranit turk.
Megjithatë, reagimi zyrtar nga vetë aktori nuk ka vonuar, duke shuar menjëherë entuziazmin e fansave. Në një prononcim të shkurtër dhe të prerë të dhënë për mediat turke, Kıvanç Tatlıtuğ ka përgënjeshtruar kategorikisht të gjitha lajmet e përhapura.
“Një situatë e tillë nuk ekziston. Këto pretendime janë tërësisht të pabazuara,” u shpreh ai, duke sqaruar se lajmet për një shtatzëni të dytë janë thjesht spekulime.