Kjo është garderoba e vajzës së sapolindur të Kylies, të bindur që ne s’kemi as çerekun

Ditën e djeshme Kylie Jenner postoi një video 11 minuta që ishte një përmbledhje e shkurtër e 9 muajve të shtatzënisë së saj. Sigurisht e gjithë vëmendja ishte tek Kylie, ta shihnim sesi ajo dukej me barkun e rrumbullakosur dhe më në fund kureshtja na u shua. Por edhe Chicago mori një vëmendje jo pak të madhe në këtë video, pasi ishte prezantimi i saj me fansat e mamit, tezes dhe gjyshes. Mirëpo për hir të së vërtetës, ajo që na bëri më tepër përshtypje e dini çfarë ishte: garderoba e e vogëlushes së Kylie. Të bindur që në garderobën tonë ne nuk kemi as çerekun e rrobave, por vajza e Kylie e kishte ende pa lindur. Thuhet se ajo kap shifrat rreth 70 mijë dollarë. Duket se vajza e Kylie nuk do e mundojë pyetja: çfarë të veshë sot.

Share With:
Translate »
722 Views