Nisi të ecë në moshën 6-vjeçare, Ervin Baku tregon historinë e tij | Video

Historia e tij është vërtet një frymëzim.

Bëhet fjalë për historinë e jetës së gazetarit sportiv Ervin Baku. Në muajt e parë të jetës ai është prekur nga sëmundja e poliomelitit, prej të cilës ai nuk do të ecte deri në moshën 6 vjeçare pasi të dyja këmbët nuk mund të funksiononin normalisht.

Por, pavarësisht sëmundjes dhe 12 operacioneve Baku ia ka dalë mbanë që të jetë një gazetar i sukseshëm.

Gjatë emisionit “Rudina” Baku rrëfeu se në moshë shumë të vogël u diagnostikua me poliomielit por  fal një  mjeku popullor ai mund të ngrihej dhe të ecte me patericë.

“Unë e mbaj mend veten kur nuk ecja. Dhe këtë nuk e quaj një fatkeqësi po një bekim sepse më ka bërë të kuptoj se gjithçka është në kokë. Unë jam ky që jam falë prindërve të mi, babai im tregon se që i vogël kam që i vogël kam qenë shumë aktiv. Mua më janë prekur nga sëmundja të dytja këmbët dhe duart, por duart më erdhën vetë sërish, ndërkohë për këmbët kam bërë 12 operacione në Shqipëri dhe jashtë saj. Unë jam ngritur në këmbë përpara se të filloja klasën e parë”, tha gazetari.

Baku numëron plot 27 vite në profesionin e gazetarit i akredituar permanent në UEFA dhe FIFA që prej 21 vjetësh dhe gazetar i parë sportiv që kandidon për anëtar të qeverisë së futbollit shqiptar.

Share With:



583 Views