Kjo vogëlushe nuk ka ngrënë kurrë sheqer dhe ëmbëlsira

Nëse ti je një nënë a një baba që të këputet shpirti kur fëmija të kërkon akulloren e tretë të ditës dhe vihesh në dilemë për ta blerë, Shan Cooper është një prind shumë ndryshe. Vajza e saj sot është 2 vjeç e gjysmë dhe kurrë nuk ka ngrënë sheqer dhe as ëmbëlsira.

“E di që një ditë do rritet dhe do shkojë në festat e shokëve ku do ketë shumë ëmbëlsira dhe unë s`do jem mamaja që t`i them ç`duhet të hajë e të mos hajë apo t`i paketoj diçka me vete”, tha Shan.

(Shan dhe Grace, foto nga haleshitimes)

Deri më sot, vajza, Grace, është sëmurur vetëm një herë me të ftohtë dhe gjithçka e ëma ia atribuon imunitetit që vjen si pasojë e mungesës së sheqerit.

E ëma e di se një ditë Grace mund të shkojë në shtëpi me një qese me çokollata për të ngushëlluar veten kur të mos jetë mirë, por do ta ketë vetë në dorë. Ajo do zgjedhë nëse do ta ndryshojë stilin e jetesës. /tiranapost.al

Share With:
Translate »
682 Views