Emina Çunmulajt ka foton që ju duhet për t`u frymëzuar këtë verë
Emina Çunmulaj është një prej vajzave shqiptare që ka një trup për t`u pasur zili. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, Mia Soraya, por nuk duket aspak si një grua që sapo ka lindur. Ajo ka postuar foto të trupit të saj me bikini vetëm dy javë pas lindjes dhe ne të gjithë mbetëm gojëhapur.
Emina, dy javë pas lindjes
Tani që kanë kaluar dy muaj që kur ka sjellë në jetë vajzën e dytë, Emina na surprizon sërish me një tjetër foto me bikini. Ajo ka ardhur në formë aq shpejt saqë nuk duket sikur është nënë e dy vajzave. Është gjenetike apo është rezultat i ushtrimit në palestër këtë nuk e dimë, por një gjë është e sigurt, ajo është frymëzim për shumë nëna të reja dhe jo vetëm. Nëse ju mungon motivimi për të shkuar në palestër, hidhini një sy kësaj fotoje!