Klajda nuk i ka fshirë ende sms e të atit të ndjerë dhe na përloti teksa na i tregoi

Ish-deputetja Klajda Gjosha, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për babain e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Klajda shkruan se ndien shumë mall për të atin dhe çuditet “si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë”.

Ish-deputejka ka publikuar dhe një mesazh urimi që babai ia kishte dërguar për ditëlindje, mesazh të cilin e mban me vete.

“Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E cuditshme se si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.
P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti!”, shkruan Klajda.

Share With:



1736 Views