Klajdi Haruni ‘gdhend’ në trup melodinë më të bukur të jetës së tij

Këngëtari Klajdi Haruni ka vendosur që trupit të tij t’i shtoj një tatuazh, por me një kuptim shumë të veçantë. Në profilin e tij të ‘Instagram’-it Klajdi ka postuar një fotografi ku tregon tatuazhin, i cili ka formën e një melodie muzikore e bërë në dorën e tij. Tatuazhin ai e ka si një dedikim për babain e tij, të cilin e konsideroni si njeriun më të rëndësishëm në jetë. Këngëtari fotografinë e postuar e ka shoqëruar edhe me një përshkrim shumë emocionues: “Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua s’ka melodi më të bukur se zëri tënd. Të dua babi.”

Share With:
Translate »
1138 Views