Klaus Gjasula 6 muajsh e 18 ditë dhe Klaus Gjasula 34 vjeç, 6 muaj e 5 ditë!

Nga Roland Qafoku

Në minutën e 72-të u fut në fushë si zëvendësues; Në minutën e 76-të shënoi autogol; Në minutën e 95-të shënoi gol; Në minutën e 97-të mori karton të verdhë. Të gjitha këto mund ti bënte vetëm gladiatori Klaus Gjasula. Në fakt e ka një arsye të madhe përse ky djalosh në moshë që dje ishte 34 vjeç, 6 muaj e 5 ditë ishte protagonisti kryesor i ndeshjes historike mes kombëtares së Shqipërisë dhe Kroacisë në Kampionatin Evropian të futbollit. Ishte vetëm 6 muajsh e 18 ditësh kur prindërit e morën me vete atë 2 korrik 1990 dhe e futën në ambasadën gjermane në Tiranë. Është pikërisht kjo fotografi që ai shfaqet bebe me një letër që ia kishin vendosur në duar teksa shkruhej emri i tij si i vetmi mjet identifikues.

Klaus Gjasula 6 muajsh e 18 ditë dhe Klaus Gjasula 34 vjeç, 6 muaj e

Dhe me atë letër ai shkoi emigrant në Gjermani. U rrit atje dhe vijoi jetën po atje. Është pikërisht fotoja majtas që tregon Klaus Gjasulën 6 muajsh e 18 ditë më 2 korrik 1990 në ambasadën gjermane në Tiranë dhe në foton djathtas po Klaus Gjasula 34 vjeç, 6 muaj e 5 ditë më 19 qershor 2024 si futbollisti kryesor i ndeshjes Shqipëri-Kroaci në stadimin “Volkspark stadion” të Hamburgut në Gjermani. Një koicidencë dhe një përkim që vetëm Zoti mund ta rregullojë në këtë formë. Dhe ta nisësh jetën me një aventurë të tillë plot rreziqe dhe asnjë garanci sigurisht që në jetë nuk mund të ishte një djalë mamaje. Por një gladiator që në një ndeshje futbolli me aq emocione i bëri të gjitha. Historia e jetës së Klaus Gjasulës është një nga pjesët më të bukura të historisë së popullit tonë./Marrë nga Instagrami i autorit

Share With:
Translate »
33 Views