Klithma e dhimbjes së Hilary Duff në rrjetet sociale: Vajza ime është e sëmurë dhe unë nuk mund të jem me të

Të shohësh një nga fëmijët tuaj sëmurë është e dhimbshme. Akoma më e dhimbshme është të mos mund të jesh afër me të.

“Vajza ime është e sëmurë dhe nuk kam mundur të rri gjithë ditën me të për shkak të punës”, shkruan Hilary Duff në rrjete sociale.

Vajza, e cila është vetëm një vjeç, në fakt u diagnostikua me një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse, sëmundjen Afta Epizootike, e njohur në gjuhën popullore si duar-gojë-këmbë. Ky sëmundje jep simptoma të bezdisshme, si ethe dhe lezione vezikulare. si në lëkurë ashtu edhe në mukoza. Fëmijët janë më të rrezikuarit.

Klithma e dhimbjes së Hilary Duff në rrjetet sociale: Vajza ime

Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje shenjave të para të shqetësimit, pasi është një çrregullim që mund të vazhdojë për një kohë të gjatë nëse nuk trajtohet me kujdes.

Aktorja vendosi të flasë mbi të gjitha për të theksuar se sa e vështirë është që një nënë të mos i qëndrojë dot vajzës së saj për shkak të punës, situatë kjo sigurisht e zakonshme për shumë prindër: “Unë e dua punën time, por ky shpërthim i imi është një lloj klithme në solidarizim me të gjithë prindërit që punojnë dhe që duhet t’i lënë fëmijët e tyre të sëmurë në shtëpi në një kohë kur ata nuk e ndjejnë se duhet t’i lënë. Por duhet ta bëjnë edhe nëse çdo pjesë e trupit të thotë të mos e bësh”, ka shkruar në postim.

Hilary Duff ka edhe dy fëmijë të tjerë, Luca, i lindur nga lidhja me ish-bashkëshortin e saj Mike Comrie dhe Bank Violet, e cila, ashtu si Mae, është vajza e saj dhe partnerit aktual Matthew.

Share With:
Translate »
124 Views